Berat Djimsiti është një nga shtyllat e formacionit kuqezi. Futbollisti i klubit italian të kombëtares ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka folur për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë, që zhvillohen me 11 dhe 14 tetor.
“Kemi dy ndeshje shumë të vështira, sidomos të parën kundër Turqisë. Kemi shanse, pasi edhe në ndeshjen e kaluar luajtëm mirë. Kishim raste, por bëmë gabime individuale. Do japim maksimumin. Hysaj më vjen keq që u dëmtua, ishte kapiteni dhe është i rëndësishëm. Do na mungojë, por ne do të luajmë edhe për të”.
“Kam më shumë se pesë vite, kam eksperiencë. Jam gati të marr përgjegjësi më të madhe. Do mungoje edhe eksperienca e lojtarëve të tjerë. Nuk janë këtu, por vendos trajneri”.
“U pa edhe ndaj Islandës që ka ndryshuar diçka, luajmë më të sigurt, njihemi më shumë. Kemi pasur shumë ndryshime, edhe të trajnerëve. Tani jemi mirë me këtë sistem të Rejës. Mund të kemi një shans të vërtetë”.
“Mund të them që është një moment shumë i bukur. Ato që kemi arritur tek Atalanta të japin vetëbesim. Duhet ta bëj edhe në kombëtare. E di që nuk kam luajtur shumë mirë ndeshjet e fundit. Shpresoj që atë besim ta kem edhe këtu”.
“Bare ka treguar vlera, ka luajtur mirë. Edhe Seferi, e kam parë të luajë në Zvidër. E kanë përvojën të luajnë në kombëtare. Do kenë shansin të tregojnë veten”. /abcnews.al