Rëndohet bilanci i luftimeve të përgjakshme midis Izraelit dhe grupit të Hamasit.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, deklaroi se numri i palestinezëve të vrarë ka kaluar mbi 1000, që nga sulmet e së shtunës, shkruan Sky News.
“1,055 njerëz ishin vrarë dhe 5,184 të tjerë u plagosën në sulmet nga Izraeli”, thuhej në deklaratë.
Dy të tretat e të plagosurve janë gra dhe fëmijë, sipas ministrisë./abcnews.al