I ftuar në “Newsline”, eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Medlir Mema, ndër të tjera foli edhe për mundësinë e përfshirjes së shteteve të tjera në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
Ai tha se duke parë aspektin gjeografik të Izraelit, ai është në një shtetrrethim dhe situata është shumë dinamike dhe problematike.
Memaj shtoi se Irani prej kohësh tenton të përfshihet në një konflikt të tillë, për të evidentuar rëndësinë e vet si një përfaqësues i ëndrrave të popullit palestinez dhe të popullit mysliman në përgjithësi në lidhje me statusin e Jerusalemit.
“Duhet të kuptojmë aspektin gjeografik të Izraelit. Unë shpesh herë kam kritikuar politikat e Izraelit në lidhje me Palestinën.
Por, nuk duhet të harrojmë gjendjen gjeostrategjike të Izraelit. Në veri Izraeli është i rrethuar nga Libani, me forca të Hasbullah që kontrollon 40% të Libanit dhe të trajnuar nga Irani. Në veri-lindje është i rrethuar nga Siria, e cila po ashtu kontrollohet nga Irani. Kemi Jordaninë, me të cilin ka një paqe, por ndonjëherë ka probleme.
Pastaj kemi, Egjiptin, me të cilin ka një paqe të ftohte, por ka një marrëdhënien të mirë ushtarake.
Ndërkohë brenda Izraelit ka një pakënaqësi shoqërore. Mos harrojmë që 20% e popullsisë është arabe dhe vitet e fundit ka pasur konflikte të dhunshme në lidhje me statusin e Jeruzalemit. Dhe në fund kemi rastin në Perëndim, që është Bregu Perëndimor, me një popullsi të madhe palestineze, ku forcat e Hamasit i kanë bërë thirrje që të marrin armët dhe të marrin pjesë në luftë.
Jemi në një gjendje shtetrrethimi të Izraelit. Një përshkallëzim i këtij konflikti, mund të çojë një ndërhyrje nga Hasbullah në veri dhe më pas kjo fton Iranin të bëhet palë.
Irani ka kohë që “kruhet” për t’u futur në një konflikt të tillë, dëshiron që të krijojnë një disekuilibër në Rajon, por edhe për të evidentuar rëndësinë e vet si një përfaqësues të ëndrrave të popullit palestinez dhe të popullit mysliman në përgjithësi në lidhje me statusin e Jerusalemit.
Është një situata shumë dinamike, shumë problematike dhe jam i sigurtë që Izrael e ka mbështetjen ushtarake dhe me ndihmën e vendeve perëndimore, për të përballuar një gjë të tillë, por rreziku ekziston për shkak të situatës gjeostrategjike në të cilën gjendet” tha Mema.r.t/abcnews.al

