Didier Deschamps ishte i pakënaqur kur u pyet, në një konferencë për shtyp, për mënyrën se si do të organizohet Botërori 2030.
“Përveç faktit që organizimi i Kupës së Botës në disa vende është një trend, është edhe e veçanta e këtyre tri ndeshjeve në kontinentin e Amerikës së Jugut”, tha francezi duke iu referuar faktit se tri ndeshjet hapëse të Botërorit ndahen mes Paraguajit, Uruguait dhe Argjentinës.
“Nuk e di se cilat skuadra do të përfshihen në këto tri ndeshje, por kjo do të thotë se tri ekipet amerikano-jugore do të luajnë një ndeshje në shtëpi, që tashmë është një avantazh. Të tjerët do të duhet të lëvizin… Nuk e di se kush i merr vendimet, por nuk e fsheh që më pëlqejnë gjërat që janë shumë më koherente në nivel sportiv dhe fizik. Nga ana etike, mendoj se nuk jemi ende atje”, tha trajneri francez.
FIFA shpërndau Kupën e Botës 2030 në gjashtë vende: Argjentinë, Paraguai, Uruguai, Portugali, Spanjë dhe Marok./ h.ll/abcnews.al