Analisti Mentor Nazarko thotë se shërbimi sekret i Izraelit dhe qeveria dështoi, pasi vendi u godit nga sulmet e Hamasit të shtunën.
Në një intervistë për ABC News, Nazarko u shppreh se ky mund të quhet edhe dështim i aleatëve të Izraelit, të cilët nuk kanë mundur të parashikojnë një sulm të përmasave kaq të mëdha.
Sipas Nazrkos, Shqipëria, në të gjitha nivelet ka mbajtur një qëndrim të drejtë politik.
“Sigurisht, ajo që ndodhi në Izrael, është një dështim i madh, jo thjesht i shërbimit sekret izraelit që është i famshëm në botë për efikasitetin e vet, jo thjesht i qeverisjes izraelite, që është i kapur nga konfliktet e brendshme, nga pritjet, po themi djathtiste ndërhyrëse, që nuk lejojnë hapësirë për kompromis, por është një dështim i përgjithshëm, pse jo edhe të aleatëve të Izraelit, të cilët nuk kanë mundur të parashikojnë një sulm të përmasave kaq të mëdha, siç ishte ai që ndodhi ditët e fundit. Kur vjen puna te ajo që ndodhi në Banjskë, unë mendoj që zhvillimet në Banjskë, kishin elementë më te fortë kontrolli të përbërëses perëndimore, përkatësisht të KFOR-it apo shteteve të veçanta perëndimore.
Ishte një operacion që u zhvillua brenda kornizave të caktuara dhe për shkak se ka qenë i kontrolluar, ka pasur bashkëpunim, pati atë fat që pati. Ajo që duhet të nënvizohet në një situatë si kjo, është çështja e rreshtimit të faktorit shqiptar përkundrejt këtij konflikti. Situata apo aktorë ballkanikë raportohen me konfliktin në mënyrë të ndryshme, jo në mënyrë lineare. Dihet që autoritetet palestineze nuk e kanë njohur Kosovën. Dihet po ashtu se Serbia vendosi t’i blinte dronë Izraelit. Ndonëse mund të duket dhe me gjasë është kështu, që e gjithë bota sllave, përfshirë Rusinë, është në krah të Palestinës, megjithatë situata nuk është e gjitha kaq e qartë sa ç’mund të imagjinohet.
Rreshtimi që ka pasur Shqipëria në të gjitha nivelet, edhe vizivisht, ka qenë një rreshtim i drejtë politik. Izraeli dhe lobi hebre në SHBA ka qenë në favor të Shqipërisë, në favor të kombit shqiptar, në favor të bombardimit të Serbisë asokohe”, theksoi ai./abcnews.al