Një 37 vjeçar, me profesion gazetar, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Mësohet se 37 vjeçari ka nën administrim portalin ShkodraNews.
Arrestimi i 37 vjeçarit Robert Staka u krye pas kallëzimit të të atit se e kishte kërcënuar dhe dhunuar ndërkohë që kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga ai. Pas kallëzimit të të atit, policia kreu kontrolle në banesën e tij, ku gjetën një armë imituese të armës së zjarrit.
Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se Staka, në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në ëEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike./abcnews.al