Portieri i dytë i ekipit të Partizanit e ka kaluar fazën kritike për jetën. Policia e ka hedhur poshtë versionin e klubit të kuq, ku futbollisti ka rënë nga 20 metra lartësi në mënyrë aksidentale. Ndërkohë familjarë, miq dhe shokë të skuadrës i qëndrojnë pranë 24-vjeçarit te spitali i Traumës.
Aldo Teqja e ka kaluar fazën kritike për jetën duke dalë pavioni i Renimacionit.
Familjarë, miq dhe shokë të skuandërs së Partizanit ishin të pranishmë në katin e tretë të spitalit të Traumës, ku qëndron nën kujdesin e mjekëve.
Atmosfera duket e qetë dhe opitimiste për shëndetin e Aldo Teqjas. Janë të shumtë ata që i qëndrojnë pranë, ku përveç mjekëve të spitalit të Traumës, i pranishëm ishte edhe mjeku i ekpitë të Partizanit.
Pista kryesore që po heton policia është ajo e vetëhedhjes. Në të njëjtën kohë, burime nga grupi hetimore theksojnë për ABC News se, Aldo Teqja e ka paramenduar veprimin e tij. Shkak dyshohet se, kanë qene konfliktet e vazhdueshme me bashkëjetuesen me të cilën jetën në katin e gjashtë te rruga “Medar Shtylla”.
Ky version i policisë së Tiranës kundërshtohet nga klubi i të “Kuq-ve”. Gjatë reagimit zyratër në Facebook, ekipi i futbollit Partizani prentendon se, portieri i dytë Aldo Teqja ka rënë nga rreth 20 metra lartësi në mënyrë aksidentatale.
Pavarësisht pretendimeve nga skuadra e Partizanit se ngjarja ka qenë aksidentale, policia i ka refuar materialet në prokurori për Aldo Teqjan për vetëhedhje e shkaktuar nga kushtet e rënduara psikologjike.
Gazetar ABC News: Andi Qosja