Ballkani ka marrë një fitore magjike dhe tepër të rëndësishme në shtëpi ndaj Dinamo Zagreb në Conference League.
Dardanët arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 44’ ndaj kroatëve, ku Kryeziu dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje tepër të fortë.
Gjatë pjesës së parë, djemtë e Ilir Dajës ishin tepër kërkues, por vetëm një gol arritën të shënonin në intervalin e parë.
Në pjesën e dytë, ritmi nuk ra, madje Ballkani gjen edhe golin e dytë me anë të Hamidi në minutën e 83’, duke i vënë kapakun sfidës.
Me këtë fitore, Ballkani tashmë renditet në vendin e dytë të grupit me tre pikë, po aq sa Dinamo Zagreb dhe tre pikë larg kreut që ndodhet Plzen./h.ll/abcnews.al
Goli i parë
Goli i dytë