U kapën me 585 kg kokainë në Selanik, burg për 5 shqiptarët

schedule16:17 - 5 Tetor, 2023

schedule 16:17 - 5 Tetor, 2023

Gjykata e Selanikut ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shqiptarët e arrestuar një javë më parë me 585 kg kokainë.

Para gjykatës, kanë dalë çifti i bashkëshortëve Arjan dhe Lutmira Xhafaj, 50 dhe 42 vjeç, Iliran Baraj dhe Klevis Muskaj 35 dhe 21 vjeç, të gjithë nga Fieri si dhe Avelino Feimi, 33 vjeç nga Vlora.

Sipas mediave greke, Arjan Xhafaj, i cilësuar si kreu i grupit, rezulton punonjës i zjarrfikëses në Shqipëri.

Ai ka thënë para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar çdo pjesmarrje në ngjarje. Xhafaj bashkë me nipat e tij Muskaj e Feimi dhe mikun e tij Baraj kanë deklaruar se kokainën do t’ia dorëzonin një personi tjetër dhe se “zbatonin urdhëra”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!