ABC News ndodhet në Pishporo të Fierit, ku po vijon zjarri prej tetë ditësh. Aktualisht, po bëhen ndërhyrje nga terreni dhe ajri për vatrat e vogla.
Në një raportim Live, gazetari Arlind Isa zbulon se kjo situatë do të vijojë me gjasë dhe në ditët në vazhdim, deri në shuarjen e vatrave të mëdha dhe të vogla, që sipas ekspertëve kanë një vështirësi të lartë rreziku.
Këto pamje me dronë, siguruara nga ekipi “Fly Team” i ABC News paraqesin dhe një situatë të momenteve të zjarrit./abcnews.al