Kukësi shpërdoron pafund, Vllaznia e mposht dhe merr kreun

schedule18:58 - 6 Tetor, 2019

schedule 18:58 - 6 Tetor, 2019

Është mbyllur takimi mes Kukësit dhe Vllaznisë, me rezultatin 1-2 në favor të ekipit shkodran. Ndeshja u luajt në Elbasan Arena dhe ishte e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore. Vllaznia e nisi në mënyrë të shkëlqyer këtë sfidë, duke gjetur golin shumë shpejt. Në minutën e shtatë, Guimaraes gjen rrjetën, duke shokuar verilindorët.

Kukësi pati shumë raste në këtë takim, por goli erdhi vetëm në minutën e 54-ët. Vasil Shkurtaj barazoi gjithçka për blutë e Shpëtim Duros dhe u duk se do të vinte përmbysja e madhe, por me anë të një kundërsulmi në minutën e 79-të, Lika do të shënonte me të majtën, duke i dhënë fitoren shkodranëve.

Pas shtatë javësh kampionat, Vllaznia ngjitet në krye të klasifikimit, me pikë të barabarta me Bylisin (12). Ndërsa Kukësi mbetet në vend të shtatë, me vetëm 7 pikë./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 7

E shtunë, më 5 tetor, ora 17:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Kukësi-Vllaznia   1-2
Shkurtaj 54’ / Guimaraes 7’, G. Lika 79’

Kukësi: Xhika, Kitanovksi, Teqja, Obanor, Kotobelli (Daku 80′), Musolli, Limaj, Rroca (Ethemi 70′), Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Guimaraes (Goddfrey 64′), Gligorov (Ristevski 81′), Lika, Shtubina (Kruja 57′), Trajner: Mirsad Jonuz.

Kartonë të verdhë: Shehi 31’, Ramadani 67’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!