Tekniku kroat, Zoran Zekic u transferua me shumë bujë te “demat e kuq” të Partizanit, mirëpo duket se “aventura” e tij në Superiore, me “të kuqtë” e kryeqytit mund të zgjasë shumë pak dhe kjo jo prej rezultateve të dobëta.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave kroate, tekniku 49-vjeçar lidhet ngushtë me një kalim te skuadra e Osijek, e cila nuk po kalon formën e saj më të mirë të mundshme, në këtë fillimin sezoni dhe pas shkarkimit të teknikut, Stjepan Tomas, tashmë kërkojnë Zekic në stolin e tyre.
Mirëpo, ky kalim nuk është i lehtë, pasi gjithçka është në dorë të presidentit Gaz Demi, pasi 49-vjeçari kroat është nën kontratë me Partizanin, megjithatë mediat kroate raportojnë se bordi i Osijek ka filluar kontaktet e para me “të kuqtë”, ku i kanë paraqitur teknikut Zekic propozimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit kroat. /i.m /abcnews.al