Në orën 20:45, “blutë” e Chelsea do të kërkojnë në “Craven Cottage”, fitoren në Premier League, teksa do të përballet me vendasit e Fulham, në përballjen e vlefshme për javën e 7 të Kampionatit anglez të futbollit.
Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, Marco Silva i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën, 4-3-3, ku në portë gjermani Leno e para tij janë vendosur Robinson, Ream, Diop e Castagne. Në mesfushë janë vendosur Pereira, Palhinha e Reed, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Ëillian, Jimenez e Ëilson.
Në krahun tjetër, tekniku argjentinas, Mauricio Pochettino i ka rreshtuar “blutë” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur spanjolli, Sanchez. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Disasi e Cucurella, me qendrën që mbulohet nga Thiago Silva e Colëill. Më të tërhequr në mesfushë janë Moises Caicedo e Connor Gallagher, ndërsa më të avancuar janë Cole Palmer, Enzo Fernandez e Mykhailo Mudryk, ndërsa në majën e sulmit rikthehet “bomberi”, Armando Broja. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: