Ministri i Brendshëm së Kosovës, Xhelal Zveçla, ka dalë në një konferencë për mediat, për të dhënë akoma më shumë detaje në lidhje me sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë, Rreshteri Afrim Bunjaku dhe 3 sulmues.
Një ndër pyetjet që iu drejtuan ministrit, ishte edhe fakti nëse pati negociata me sulmuesit për t’i lënë atyre një korridor largimi.
Zveçla tha se absolutisht që jo, ata janë larguar për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe po ashtu edhe falë përgatitjes së tyre ushtarake.
“Absolutisht nuk ka pasur asnjë negociata me askënd, gjatë këtij aksioni. Unë nuk mund të rresht se falenderuari për profesionalizimin e tyre. Në fillim në kemi folur për 30 pjesëtar, tani mund të themi që janë mbi 90 persona që kanë marrë pjesë.
Kjo do të thotë që policia jonë ka qenë në numër më të vogël sesa sulmuesi. Armatim nuk kemi parë, policia jonë nuk zotëron armatim të këtij kalibri, po ashtu edhe terreni ka qenë I vështirë, por përkundër gjithë këtyre disavantazheve, policia ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm.
Tërheqja e këtyre pjesëtarëve është bërë edhe për shkak të terrenit shumë të rëndë, por patjetër edhe përgatitja e tyre ushtarake, ku ata pastaj kanë ditur ku me gjetur kanale,” tha Zveçla.
Ministrin Zveçla në lidhje me këtë pyetje e plotësoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili konfirmoi se një nga aryet ishte terreni, por shtoi po ashtu se policia e Kosovës jo çdo qen që sheh e qëllon dhe e vret.
“ Ne kemi qenë në mes të operacionit dhe nuk ka pasur asnjë negociim për të liru dikë me u tërheq. Janë dy çështje të cilat ndoshta ai numër i madh ka mundur me u tërheq, është vështirësia e terrenit dhe po ashtu profesionalizmi i policisë së Kosovës, ne nuk jemi polici që çdo qen që e shohim e qëllojmë dhe e vrasim, jemi polici me vlera demokratike.r.t/abcnews.al