Pak ditë para mbylljes së regjistrimeve në Universitetin e Korçës, interesi më i lartë mbetet për programet që ofrojnë më shumë garanci në tregu i punës.
Te tre programet e Fakultetit të Bujqësisë që janë edhe prioritet kombëtar kanë plotësuar kuotat, ndërsa vazhdojnë të mbeten të preferuara për maturantët Infermieria dhe Edukimi Fizik.
Interesi i ulët i maturantëve po çon drejt pezullimit tre programe, ku filozofi-sociologjia, ekonomiksi dhe biznes tregti nuk kanë asnjë student të regjistruar.
Me pak studentë janë edhe programet e matematikë-fizikës.
Rregjistrimet për këtë vit akademik mbeten në të njëjtat shifra me vitin e kaluar, ndërsa ka pasur më pak të interesuar për programet 2 vjeçare.
Universiteti i Korçës ofron 57 programe studimi dhe ka rreth 3 mijë studentë.