Trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, pranoi se pika e marrë kundër Tiranës është pozitive. Në fjalën e tij për Supersport, ai u shpreh:
REZULTATI – “Është e vërtetë që rezultati na kënaq, përgëzoj djemtë për lojën. Pushimi vjen në momentin e duhur për Flamurtarin, ekipi ka nevojë për ngarkesa. Shpresojmë ti japim ngarkesën e duhur lojtarëve. Përgëzimet nuk i meritoj unë, i meritojnë djemtë, dhanë më të mirën e mundshme.
MEMA – “Unë Ardin e kam si vëlla, jemi shokë fëmijërie. Ne që kemi luajtur e dimë si është futbolli, në fushë armiq e jashtë miq e vëllezër. Ndeshja pati momente të kënaqshme, mendoj që me pikën e marrë ne ia arritëm pak a shumë qëllimit tonë”, tha Sadedini./abcnews.al