Forumi i biznesit të vendeve të Procesit të Berlinit me mbi 180 pjesëmarrës theksoi edhe njëherë angazhimin e ndërkombëtarëve për forcimin e marrëdhënieve ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Për ekspertët, investimi prej 9 miliardë eurove po shërben për rritjen e investimeve në Shqipëri dhe në rajon.
“Ballkani perendimor eshte perballe dy axhendave; eshte axhenga e gjelber dhe axhenda digjitale, dy strategji qe do bejne te mundur tranzionin digjital dhe te gjelber ne ekonomine e vendeve te Ballkanit Perendimor. Kjo kerkon investime e vendos perpara tyre sfida nga me te shumtat. Nga ana tjeter BE ka shprehur mbeshtetjen qe ti perballoje keto tranzicione nepermjet instrumentave te financimit.”
Sa përket zhvillimeve ekonomike në arenën ndërkombëtare, eksperti Geron Kamberi u ndal tek marrëdhëniet tregtare mes Be dhe Kinës, politikat e së cilës janë kthyer në një shqetësim për bizneset evorpiane.
“Dy jane nga sfidat kryesore qe ka Bashkimi evropian me Kinen. eshte sistemi energjitik vecanerisht ne fushën automobilistike, ku Kina do te marre rolin e liderit ne prodhimin e makinave elektrike dhe teknologjise qe lidhet me te“.
Një nga synimet e Bashkimit Evropian për periudhën 2021-2027 është rritja e investimeve në Ballkanin Perëndimor në vlerën e 2 bilion eurove./abcnews.al