Tensionet në veri/ Analisti: Dialogu po përdoret për tifozëri të brendshme që s’i shërben askujt

schedule16:33 - 25 Shtator, 2023

schedule 16:33 - 25 Shtator, 2023

Kosova dhe Serbia në vend të vijimit të dialogut kanë zgjedhur përballjen e rrezikshme, duke përdorur armët. Një ditë më parë një polic i Kosovës u vra në krye të detyrës dhe një tjetër u plagos pas shkëmbimit të zjarrit.

Analisti Ridvan Berisha thotë se situata e dialogut po përdoret nga Kosova për tifozëri të brendshme dhe për të fituar kohë.

“Gjithçka është një situatë për të blerë kohë dhe për të krijuar një tifozëri në Kosovë, që nuk i shërben askujt. Situata e dialogut po shfrytëzohet për tifozëri të brendshme”, tha ai.

Ai shtoi në “Ballkan Update” se cilido politikan që vjen në pushtet në Kosovë, nuk mundet t’i shmanget dialogut.

“Cilido politikan që vjen nuk mund ti shmanget dialogut. Komunitetit ndërkombëtar është që ta mbyllin procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, tha ai.

Analisti thotë se qasja e Albin Kurtit ka krijuar idenë se Kosova po bëhet pengesë për mosvijimin e dialogut.

“Problemi fatkeqësisht druaj se faji po i lihet Kosovë se po bllokon dialogun. Paramendoni Vuçiç në tavolinë, një trashëgimtar i Millosheviçit, që për dhjetë vjet ka bërë obstruksion për paqen në Kosovë, sot duket një figurë simpatike për komunitetit euroatlantik.  Nga pikëpamja e interpretimit politik të marrëdhënieve ndërkombëtare, nga ata që e njohin procesin kjo është me të vërtetë e papranueshme”, tha ai./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!