“I nevojitet të rindërtojë vetëbesimin”, Pochettino: Rikthimi i Brojës është një lajm i mirë

schedule21:19 - 24 Shtator, 2023

schedule 21:19 - 24 Shtator, 2023

Pas plot 278 mungesë, “bomberi” shqiptar, Armando Broja është rikthyer në fushën e blertë, teska mesditën e kësaj të diele u aktivizua nga tekniku Mauricio Pochettino, në minutën e 79’ të sfidës ndaj Aston Villa.

Pavarësisht minutave të pakta në fushën e blertë, Broja u shfaq mjaft aktiv, pavarësisht se nuk arriti dot të gjente hapësirën e duhur për të tronditur portën e kundërshtarëve, duke mahnitur jo pak tekniku Pochettino, i cili tha jo pak fjalë të mira për “bomberin” pas ndeshjes.

“Mendoj se ishte diçka e mirë tani që pamë Brojën pas 9 apo 10 muajsh. Mendoj që kemi mundësinë që të kemi opsione të ndryshme në skuadër. Por atij gjithashtu i nevojitet që të ndërtojë përsëri vetëbesimin.

Gjithçka është rreth skuadrës, rreth procesit. Jemi një skuadër e re që është në një proces ku i nevojitet që të mësojë gjithashtu”,- u shpreh tekniku Pochettino, pas sfidës ndaj Aston Villa, ku pësoi disfatën e radhës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!