“Shijakasit” e Erzenit kanë arritur një fitore madhështore mesditën e sotme ndaj “bardhebluve” të Tiranës, duke i mundur këta të fundit me rezultatin minimal 0 me 1, në “shtëpinë” e këtyre të fundit, “Selman Stërmasi”.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 18’ të pjesës së parë, ku pas një aksioni model të “shijakasve”, mbrojtësi “dardan”, Bekim Maliqi dërgon topin në rrjetën e portierit Lika, me një goditje fantastike.
Me këtë fitore, Erzeni ngjitet në vendin e 2-të të renditjes, me 8 pikë, vetëm 2 pikë më pak se kryesuesit “bardheblu” të Tiranës, të cilët deri më tani kanë arritur të grumbullojnë 10 pikë, pas 5 javëve kampionat. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: