Qeveria e Kosovës do të mblidhet në orën 14:00 për të diskutuar me urgjencë mundësitë për të bllokuar funksionimin Gjykatës Speciale. Gazeta Fjala ka siguruar projektligjin me të cilin po tentohet për të shfuqizuar ligjin që i hapi rrugë gjykatës në vitin 2015. Ky projektligj pritet të votohet në mbledhjen e Qeverisë. Aty janë vetëm 2 nene, njëri që tregon qëllimin e ligjit dhe tjetri kohën kur hyn në fuqi, pasi të ketë marrë miratimin e deputetëve dhe të jetë publikuar në Gazetën Zyrtare. Ndërkohë, përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ambasadori Amerikan dhe ai Britanik dënuan ashpër nismën duke thënë se është një turp për Kosovën./abcnews.al
Kosovë, qeveria mbledhje emergjente në 14:00 për Gjykatën Speciale
schedule11:27 - 23 Dhjetor, 2017
schedule 11:27 - 23 Dhjetor, 2017