Fier/ Merrte 500 euro për person, kapet 24 vjeçari që po transportonte emigrantë të paligjshëm

schedule15:38 - 20 Shtator, 2023

schedule 15:38 - 20 Shtator, 2023

Një 24 vjeçar nga Korça është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. I arrestuari, i kërkuar nga policia e Vlorës për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer rreth 1 muaj më parë, po transportonte 8 emigrantë nga Nepali kundrejt pagesës prej 500 eurosh për person.

I riu u kap në flagrancë në aksin “Lushnjë-Rrogozhinë”, teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, me të cilin transportonte 8 emigrantë nga Nepali. Nga hetimet, dyshohet se 24-vjeçari po i transportonte këta shtetas drejt Shkodrës në mënyrë që ata të kalonin kufirin drejt vendeve të BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!