Tymi I bardhë u zhduk shpejt.
Arbër Hoxha, që u duk I sigurt si lojtar I klubit Al Uahda në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dinamo e Zagrebit kishte rënë dakord për kalimin e shqiptarit në Gjirin Persik për 2.5 milionë euro, pavarësisht kritikave të mediave kroate, që duhej të kishin fituar më shumë se kaq.
Gjithsesi, që pasi Bosmani fitoi gjyqin në 1993 fuqia e lojtarëve u bë tepër e madhe, dhe në këtë rast Hoxha vendosi për “jo”.
Që do të thotë se për momentin ai nuk do të bashkohet me skuadrën në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Jutarnji List”, e përditshmja kryesore kroate, shkruan se arsyeja kryesore ose e vetme që shqiptari nga Kosova nuk pranoi ofertën e Al Uedës ishte financiare.
Rroga duhej të kishte qenë më e lartë, edhe pse nuk jepen shifra se përsa bëhet fjala.
Lojtari ofensiv kuqezi nuk lëvizi nga stadiumi “Maksimir”, ku këtë fundjavë luajti në derbin e Zagrebit, Dinamo-Lokomotiva, që u fitua nga të kaltrit me rezultatin 3-2.
Të shohim se çfarë do të ndodhë sepse afati I transferimit në Emiratet e Bashkuara është deri në 28 shtator.
Arbër Hoxha është vlerësuar në Kroaci si lojtar me talent të madh, që mund të shënojë gola si Lionel Mesi, por edhe që shpesh bëhet egoist dhe merr përsipër driblime individuale, në vend që të kombinojë me shokët.
Ai ka 14 gola e 15 asistë në 117 ndeshje për kampionët, tepër pak për potencialin e tij, ndonëse sezonin e kaluar pati 7 gola e 7 asistë në 31 sfida të Ligës së Parë të Kroacisë, duke qenë ndër lojtarët kryesorë edhe të Dinamos, edhe të kampionatit.

