“Liderët e Ballkanit mund të jenë bërë xhelozë”, Krisafi: Ja si përzgjidhet shteti që  kryeson Këshillin e Sigurimit

schedule14:06 - 20 Shtator, 2023

schedule 14:06 - 20 Shtator, 2023

 

I ftuar në Tirana Live, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ksenofon Krisafi tha ndër të tjera se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurimit që kryesohet nga Shqipëria ka një rëndësi shumë të madhe pasi do të diskutohet për Ukrainën.

Ai theksoi se duke u nisur nga vendi që Shqipëria ka tanimë në OKB dhe imazhin e e konsoliduar të kryeministrit Rama,  kjo mbledhje do t’i bëjë mirë imazhit të vendit.

“Unë e kam zakon që nuk tentoj të bëj parashikime. Megjithatë duke u nisur nga zhvillimet në përgjithësi nga vendi i Shqipërisë në OKB, nga ndryshimi imazhit të Shqipërisë, por edhe nga vend, roli dhe imazhi që ka Rama unë shpresoj që do të hidhet një hap tjetër i rëndësishëm, sa i përket rritjes së imazhit të vendit.

Kryesimi i radhës i Këshillit të Sigurimit nga Shqipëria si një anëtare jo e përhershme, them që do të ndikojë pozitivisht.

Duke u kthyer të lufta e Ukrainës, padiskutim që kemi të bëjmë me një diskutim shumë të rëndësishëm, sepse bëhet fjalë për të ndaluar një luftë të padrejtë.

Bashkësia ndërkombëtare e përfaqësuar nga Këshilli i Sigurimit, ka marrë përsipër angazhimin e vet për aq sa është e mundur te kontribuojë që kësaj lufte t’i jepet fund” tha ai.

Ish-ambasadori nuk përjashtoi mundësinë që liderë të tjerët të Ballkanit apo edhe më gjerë të jenë bërë xheloze, duke shtuar se kryesimi i Këshillit të Sigurimit nga Shqipëria vjen si rrjedhoje e disa rregullave.

“Nuk përjashtohet që edhe kjo mund të ketë ndodhur. Por kryesimi i Këshilli i Sigurimit, vjen si rrjedhojë e zbatimit të disa rregullave të rregullores së tij të brendshme. Nga këto përcaktohet anëtarësia në Këshillit të Sigurimit, në radhët e anëtarëve jo të përhershëm, të cilët zgjidhet me ratocion me disa kritere, që një është kontributi për paqen ndërkombëtare, një kriter tjetër është vendndodhja fizike në hartë.

Në krye të Këshillit të Sigurimit Shqipëria ka ardhur për faktin se këto akte që rregullojnë veprimtarinë e kësaj organizate, kanë parashikuar që drejtimi realizohet nga anëtare të organizatës, për një muaj nga një shtet dhe më pas një shtet tjetër.

Nuk është meritë , është procedurë, merita do të qëndrojë për faktin se si e ka kryer këtë rol Shqipëria. Unë kam një notë shkëlqyeshëm për Shqipërinë dhe besoj se detyrat janë kryer shumë  mirë.

Gjatë këtij mandati, Shqipëria është presidenti i Botës” theksoi ish-ambasadori./abcnews.al