Studentët në universitetet publike dhe jo publike në Tiranë edhe këtë vit akademik do të mund të pajisen me abone falas për të udhëtuar me autobus në kryeqytet. Bashkia do të lëvrojë çdo muaj 13.5 milion lekë për subvencionimin e tyre.
Por për të përfituar abonenë pa paguar studentët duhet kenë kartën e studentit. Të rinjtë që pajisen rishtas me të, por dhe studentët e Masterit të cilëve dokumenti iu ka skaduar mund të paraqiten pranë sporteleve të fakulteteve ose në Agjencinë e Rinisë së Bashkisë së Tiranës.
Këtë kartë drejtoresha e Agjencisë së Rinisë thotë se studentët mund ta përdorin për të përfituar çmime të reduktuara dhe në rreth 2500 biznese në kryeqytet.
Ndërsa për të marrë abonen pa paguar studentët në një prej pesë pikave te shpërndarjes në Tiranë duhet të paraqesin gjithashtu dokumentin e identifikimit dhe një fotografi./abcnews.al