Trazira para Milan-Newcastle, tifozët e “kuqezinjve” plagosin me thikë 58-vjeçarin anglez

schedule12:56 - 19 Shtator, 2023

schedule 12:56 - 19 Shtator, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënë, në vigjiljen e përballjes Milan-Neëcastle, ku në Milano një grup prej 8 personash kanë plagosur me thikë një 58-vjeçar anglez, i cili mësohet të jetë tifoz i “bardhezinjve” të Neëcastle.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes britanike, “Daily Mail”, 58-vjeçari është gjetur fillimisht nga Policia i plagur në një lagjë pranë qendrës së Milanos dhe kanë qenë pikërisht forcat e rendit ata që kanë bërë të mundur dërgimin e anglezit në spital.

Në krahun tjetër, mediat italiane raportojnë se ende nuk është mësuar shkaku i sulmit mbi 58-vjeçarin, teksa asgjë nuk i ishte vjedhur, ndërsa të pranishmit në vendgjarje janë shprehur se tifozët e “kuqezinjve” i kanë sulmuar anglezë në mënyrë të beftë, teksa po qëndronin në hotelin ku kishin rezervuar.  /i.m /abcnews.al