Lerda: Handikap i madh të luash pa tifozë, e kam provuar!

schedule11:19 - 4 Tetor, 2019

schedule 11:19 - 4 Tetor, 2019

Derbi ka përfunduar dhe tashmë Partizani është i përqendruar te ndeshja e radhës me Teutën. Të kuqtë duan vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe ndaj durrsakëve do bëjnë maksimumin të marrin pikët e plota. Sot para mediave ka dalë trajneri Franco Lerda, i cili i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të gazetarëve.

“Ishte e rëndësishme fitorja në derbi në aspektin psikologjik. Ishte fitore që na bën të kërkojmë vazhdimësi në rezultate. Teuta? Janë në formë dhe renditen të parët. I respektojmë, por kemi besim te forcat tona. Është një nga rivalët kryesorë, por do bëjmë maksimumin të fitojmë’.

“Telushi dhe Boldor janë stërvitur dhe do jenë gati për ndeshjen me Teutën. Tiranën e kisha parë një ndeshje në stadium, të tjerat i kam parë në video. E di si luan Teuta, nuk veçoj lojtarë. I shoh krejt kundërshtarët në video”.

“Ndeshja pa tifozë? Do jetë një handikap për ne të luajmë pa tifozë. Uroj të mos ndodhë, por do jemi gati ta përballojmë këtë situatë”.

“Trashi? Të shohim në stërvitje. Do e shohim. Kemi besim se do të bëhet gati. Dje nuk u stërvit me ekipin për shkak të goditjes në kavilje”.

“Kur fiton një ndeshje të rëndësishme mund të ketë gjykime jo të ekuilibruara. Nuk shihen gabimet që bën skuadra. Taktikisht bëmë një ndeshje të mirë. Në aspektin teknik bëmë disa gabime, kurse nga motivimi ishim top”.

“E kam provuar të luaj pa tifozë si lojtar dhe trajner, është një ndjenjë e çuditshme. Shpresoj të mos ndodhë. Nëse ndodh, atëherë do të mundohemi ta përballojmë këtë situatë”.

“Teuta është mirë në mesfushë dhe në sulm. Ndaj nesh u mungon një mbrojtës i rëndësishëm. Sa i takon aspektit ofensiv, ata janë një skuadër e mirë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!