VIDEO/ Fitore për 3 pikë “të arta”, Erzeni i “falet”  11-metërshit ndaj Dinamos

schedule18:17 - 17 Shtator, 2023

schedule 18:17 - 17 Shtator, 2023

“Shijakasit” e Erzenit kanë arritur një fitore magjike, pasditen e kësaj të diele, teksa në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës kanë mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “blutë’ e Dinamo City, në përballjen e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore.

Sipari i golave u hap që në minutën e 27’ të sfidës, ku nga një pasim fantastik në zonën e “dinamovitëve” përfiton “dardani” i mbrojtjes së Erzenit, Bekim Maliqi, i cili çon topin në rrjetë me një goditje statike brenda zonës, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin, 1 me 0.

Me fillimin e pjesës së dytë vjen dhe kundërpërgjigja e Dinamos, të cilët barazojnë shifrat pas një goli të bukur, të “bomberit” kosovar, Baton Zabergja, në minutën e 57’ të sfidës. Mirëpo, nuk mbaron me kaq pasi në minutën e 78’ arbitri kryesor akordon një penallti në favor të “shijakasve”, penallti që përkthehet në gol nga kroati, Amir Kahrimanovic duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar 2 me 1.

Falë këtij rezultati, Erzeni arrin të sigurojë 3 pikët e para në kampionat, duke shkuar kështu në vendin e 5-të, me 5 pikë, pas 4 javëve të para, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e 8-të të renditjes, me vetëm 3 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Bekim Maliqit, 1-0:

Goli i Baton Zabergjas, 1-1:

Goli i Amir Kahrimanovic, 2-1: