Inzaghi: Berisha profesionist shumë i mirë, ja pse e zëvendësova

schedule08:54 - 4 Tetor, 2019

schedule 08:54 - 4 Tetor, 2019

Golat e Milinkovic-Savic dhe Immobiles përmbysën avantazhin e Rennes dhe i dhanë tre pikët e para evropiane Lazios. Simone Inzagi është i kënaqur me fitoren dhe analizon ndeshjen përballë francezëve.

Trajneri zgjodhi Valon Berishën dhe Cataldin si titullar. Dy mesfushorët u zëvendësuan në pjesën e dytë nga dyshja Milinkovic-Savic-Luis Alberto dhe ekipi fitoi një tjetër ritëm. Inzagi shpjegon ndërrimet dhe vlerëson lojtarin e Kosovës e 25-vjeçarin italian.

“Nuk jam dakord që u pa një Lazio tjetër me Milinkovic-Savic dhe Luis Alberton. Cataldin e hoqa nga loja sepse ishte ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa Berishën sepse doja një lojtar më fizik në ato momente. Cataldi dhe Berisha janë dy lojtarë shumë të mirë, stërviten mirë dhe bënë të tyren kundër Rennes”, përfundon trajneri i bardhekaltërve të Lazios. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!