Zjarr në depon e naftës ruse pas sulmit me dron

schedule14:19 - 17 Shtator, 2023

schedule 14:19 - 17 Shtator, 2023

Sulmet me dronë ukrainas i vunë flakën një depoje nafte në Rusinë jugperëndimore dhe ndërprenë trafikun ajror në Moskë mëngjesin e sotëm.

Rusia tha se dy drone u rrëzuan pranë kryeqytetit dhe ajo pengoi një sulm të veçantë të koordinuar në Krime.

Të paktën 30 fluturime u vonuan dhe gjashtë u anuluan në aeroportet kryesore të Moskës, thanë agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

Nuk pati viktima në zjarrin e depos në rajonin Oryol, tha guvernatori Andrei Klychkov, por ai nuk specifikoi nëse depoja ishte goditur nga mbeturinat apo ishte shënjestruar nga droni.

Më shumë dronë u rrëzuan në rajonin Voronezh dhe në bazë të një qendre logjistike në rajonin e Tulës, thanë autoritetet.