VIDEO/ PSG ngec në “shtëpi”, Moffi mund i vetëm “parisienët” në “Parc des Princes”

schedule22:56 - 15 Shtator, 2023

schedule 22:56 - 15 Shtator, 2023

Ndryshe nga çfarë pritej, “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain janë “shtanguar” mbrëmjen e kësaj të premteje në “shtëpinë” e tyre, teksa në arenën “Parc des Princes” janë mundur me rezultatin e ngushtë 2 me 3, nga skuadra e Nice, në përballjen e vlefshme për javën e 5-të të Kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.

Siparin e golave e hapën miqtë, me “bomberin” nigerian Terem Moffi, që shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 21’-të falë një gafe në mbrojtjen vendase, ndërsa vetëm 8 minuta më vonë, “ylli” i PSG, Kylian Mbappe barazon gjithçka me një goditje fantastike në hyrje t zonës kundërshtare, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë, 1 me 1.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, skuadra e Nice arriti të gjejë dhe 2 herë të tjera golin e rrejtës, fillimisht me anësorin Gaetan Laborde, i cili çon në portë një asist perfekt të Terem Moffi, në minutën e 53’-të të sfidës dhe 16 minuta më vonë do të ishte pikërisht nigeriani, i cili çon rezultatin në 1 me 3, ndërsa për të vulosur rezultatin përfundimtar 2 me 3 mendoi sërish “ylli” i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Pas këtij rezultati, PSG zbret një vend në tabelë, duke u pozicionuar në vendin e 3-të me 8 pikë, 1 më pak se Nice e vendit të 2-të, e cila ka regjistruar deri më tani 9 pikë.

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Terem Moffi, 0-1:

Goli i Kylian Mbappe, 1-1:

Goli i Gaetan Laborde, 1-2:

Goli i Terem Moffi, 1-3:

Goli i Kylian Mbappe, 2-3:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!