Fëmijët e artit/ Në shkollën artistike “Prenk Jakova” mësojnë 215 nxënës, pranimet përmes konkurseve

schedule15:54 - 15 Shtator, 2023

schedule 15:54 - 15 Shtator, 2023

Dea e vogël ka një ëndërr të madhe, të jetë në të ardhmen një mjeshtre në violinë.

Ka zgjedhur rrugën e artit dhe është një ndër 14 nxenesit që është ulur për herë të parë në bangat e shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova” në Shkodër.

Ashtu si institucionet e tjera edhe shkolla artistike e shkodrës vitet e fundit ka vuajtur numrin e ulët të nxënësve.

Megjithatë ky vit krahasaur me të mëparshimit është pozitiv.

Dy janë drejtimet kryesore muzikë dhe art figurativ ndërsa pranimet bëhen përmes konkurseve.

Drejtori Anton Kaftalli thotë se dikur ky instiucion ishte qendër e rëndësishme kulturore dhe arsimore në Shqipëri. Sipas tij edhe nxënësit kanë qënë më të përkushtuar.

Shkolla e mesme artistike u krijua në vitin 1961 ndërsa në vitin 1981 mori emrin e kompozitorit te njohur Prenke Jakova./abcnews.al