Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimin se Rusia po kërkon bashkëpunim me Korenë e Veriut për programe që mund të shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Kur bëhet fjalë për atë që duket se është rritja e bashkëpunimit dhe transferimi i mundshëm i pajisjeve ushtarake, kjo është shqetësuese dhe do të ishte një shkelje e mundshme e shumë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, duke komentuar takimin e presidentit rus Vladimir Putin me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Ndërkohë, Departamenti i Shtetit ka miratuar shitjen e avionëve luftarakë F-35 Koresë së Jugut për 5.06 miliardë dollarë, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.