VIDEO/ Ndëshkohet Egnatia, Erzeni rihap sfidën me Maliqin

schedule16:29 - 13 Shtator, 2023

schedule 16:29 - 13 Shtator, 2023

Përballja e pasdites së sotme, e vlefshme për javën e 3-të të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, mes Egnatias dhe Erzenit po rezulton të jetë vërtetë spektakolare dhe me plot gola.

Pas shënimit të 3 golave të shpejtë nga “bomberi” ganez i Egnatias, Raphael Dwamena, radhën tashmë për të gjetur rrugën e rrjetës e kanë “shijakasit” e Erzenit. Pas një krosimi fantastik të Peposhajt, “dardani”, Bekim Maliqi gjendet në vendin e duhur, në momentin e duhur, duke ndëshkuar me një goditje të bukur, portierin Alen Sherri. Rezultati shkon në 3 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: