Vetëm 6 minuta pas shënimit të golit të dytë, në përballjen ndaj Erzenit, “rrogozhinasit” e Egnatias kanë arritur të trefishojnë rezultatin, duke u afruar kështu akoma dhe më shumë një fitoreje komode, ndaj shijakasve.
Ashtu si në 2 golat e parë dhe në të 3-tin, protagonist absolut ishte “bomberi” ganez, Raphael Dwamena, i cili pasi merr një pasim brenda zones mposht me një goditje të lehtë “gardianin” e Erzenit, Klevis Hasanbellin, duke e çuar kështu rezultatin në 3 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: