Prezantohen “bastet online”/ Drafti për lojërat e fatit nis diskutimin në komisionin e ekonomisë

schedule15:18 - 13 Shtator, 2023

schedule 15:18 - 13 Shtator, 2023

Bastet sportive  do të rikthehen vetëm online. Në komisionin e Ekonomisë ka nisur prezantimi  i projektligjit. zv.ministrja e financave Vasilika Vjero tha se sjellja e këtij drfati synon që të formalizojë tregun.

Ndërkohë që për subjektet që do të ushtrojnë aktivitetin janë parashikuar një sërë kriteresh midis të cilave të kenë eksperiencë disavjeçare në vendet e BE-SË. Licensa do të jetë  për një afat  10 vjecar.

Bastet sportive online do  të luhen nëpërmjet paisjeve elektronike si smartphone, tabletave, Ipad, apo në faqet zyrtare të internetit të këtyre bizneve.

Ndryshe nga më parë, projektligji për Lojërat e Fatit detyron subjketet të ruajnë të dhënat e klientëve të tyre për  për çfarëdolloj shume të luajtur brenda një periudhe tre vjeçare.

Qeveria mbylli në vitin 2018 bastet sportive që funksinonin  ne ambjente fizike dhe kishin në total 4200 pika sekondare./abcnews.al