Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

“Fati i lojërave”/ Goditet një tjetër rast në Tiranë, pranga administratorit, lokalin e kishte përshtatur si “vatër” bastesh

schedule14:46 - 4 Maj, 2026

schedule 14:46 - 4 Maj, 2026

Goditet një tjetër rast i përshtatjes së lokalit, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet administratori i subjektit në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.

Sekuestrohen 3 celularë me të cilët viheshin baste sportive.

Në vijim të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme, ku, në bazë të punës operative, dyshohet se luhen lojëra fati, ilegalisht, evidentuan se në një tjetër lokal në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, kryhej kjo veprimtari.



Për rastin u arrestua në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi S. Z., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet dhe verifikimet në subjekt u konstatua se në 3 celularë ishin aktivizuar faqe që përdoreshin për vënien e basteve sportive. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!