Thirrjet racistë të rumunëve, Vojvoda iu përgjigjet duke bërë shqiponjën me duar

schedule08:31 - 13 Shtator, 2023

schedule 08:31 - 13 Shtator, 2023

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë rreth minutës së 20-të mbrëmjen e djeshme.

Tifozët vendas kanë shfaqur banderola si ‘Kosova është Serbi’ dhe kanë bërë thirrje në kor një gjë të tillë.

Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor të ndërpresë duelin dhe t’i dërgojë futbollistët në dhomat e zhveshjes.

Futbollistët dardanë nuk kanë pranuar të luajnë përderisa ka banderola të tilla në stadium dhe i kanë bërë të qartë këtë gjë gjyqtarit kryesor.

Edhe duke shkuar futbollistët në dhomat e zhveshjes, thirrjet e tifozëve rumun nuk u ndaluan për asnjë moment. Në atë çast, Mërgim Vojvoda iu përgjigj atyre duke bërë shqiponjën me duar./ h.ll/abcnews.al