Një bombardues Su-24 i forcave ajrore ruse është rrëzuar sot në rajonin e Volgogradit, sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Aeroplani ishte në një fluturim stërvitor dhe nuk ishte i armatosur, sipas të njëjtit burim.
Ai u rrëzua në një vend të shkretë, ku ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shkuar me helikopterët Mi-8 për të ndihmuar.
Shkaqet e rrëzimit mbeten të paqarta, si dhe fati i ekuipazhit.