Paris SG është gati të bëjë çmenduri për blerjen e radhës

schedule18:20 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 18:20 - 22 Dhjetor, 2017

Paris Sen Zhermen është në prag të një tjetër blerjeje të madhë në futboll. Klubi francez pritet të shpenzojë 170 milionë euro për një futbollist që luan në Serinë A.
Ngjan si një e papritur e madhe.

Sergej Milinkoviç-Saviç është një futbollist shumë i mirë, por jo nga ata që mund të trondisin ekuilibrat financiarë të futbollit.
Ja që realiteti duket se qenka ndryshe, pasi sulmuesi serb i Lacios pritet t’i afrohet lojtarëve më të shtrenjtë në histori.

Paris SG mendohet se është gati të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme për 22-vjeçarin e lindur në Spanjë, dhe flitet se shifra do të jetë 170 milionë euro.
Vetëm Nejmar dhe Mbape kanë kushtuar më shumë, që të dy lojtarë të marrë nga Paris SG, me brazilianin që vlejti 222 milionë euro, dhe francezin në 180 milionë.

Agjent i Milinkoviç-Saviçit është Zhorge Mendes, i njëjti agjent i Kristiano Ronaldos, Zhoze Murinjos, Diego Kostës apo David De Geas.
Futbollisti i Lacios ka shënuar 6 gola në 16 ndeshje në Serinë A këtë sezon, si dhe dy gola në 4 takime në Ligën e Europës.

Presidenti i Paris SG, Naser Al Helaifi, mesa duket nuk është ende i kënaqur me dy blerjet e mëdha të verës së kaluar, dhe dëshiron ta forcojë edhe më shumë skuadrën, me synim fitoren e Ligës së Kampionëve.
Parizienët kanë shkuar aktualisht në Doha të Lindjes së Mesme për fazën përgatitore dimërore, ku janë pritur me entuziazëm nga tifozët vendas./abcnews.al