Pak ditë më parë u lumturua me golin numër 977.
Gjithsesi, kur ke mbi super 41 vite e gjysmë, ngjan me një minë me sahat dhe Kristiano Ronaldo zhgënjeu në daljen e radhës në fushë.
Superylli portugez, gjithnjë në kërkim të rekordit magjik të 1 000 rrjetave në futbollin profesionist, kaloi një mbrëmje të keqe në ligën e Arabisë Saudite, edhe pse skuadra e tij, Al Nasr, festoi në fund.
Kapiteni veteran u dëshpërua shumë në pjesën e parë, pasi Al Etifak shënoi dy herë duke marrë epërsinë 2-0, e madje pati edhe avantazhin numerik.
Kampionët mbetën me 10 lojtarë që në 12’.
Ronaldo e tregoi gjithë dëshpërimin e tij duke dalë nga fusha në pushim, duke protestuar me nerva ndaj gabimeve të shokëve.
Ai bëri më të keqen, hodhi përtokë shiritin e kapitenit dhe trajneri greko-australian, Postekoglu, e la në stol për pjesën e dytë.
Ishte zëvendësim I planifikuar, apo reagim ndaj ofendimit të shiritit, kjo nuk është e qartë.
E qartë është që Al Nasr luajti shumë më mirë pas Kristianon, edhe pse me 10 vetë në fushë.
Heroi ishte ish-sulmuesi I Liverpulit dhe Bajernit, Sadio Mane, që shënoi dy gola, atë të fitores në minutën e parë shtesë.
Al Amri barazoi në 77’.
Ronaldo të paktën mund të jetë I kënaqur që është në krye të renditjes me 9 pikë të plota, ndaj 7 të ish-ekipit të Mario Mitajt, Al Itihad.


