Në orën 20:45, në “Arena Nationala” të Bukureshtit, “dardanët” e Kosovës do të ndeshen me Rumaninë, ku do të luajnë “shansin e fundit”, për të patur mundësinë e një kualifikimi historik në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.
“Dardanët” të “karikuar” nga një barazim fantastik, ndaj “helvetëve” të Zvicrës pritet të bëjnë mjaft mirë, mbrëmjen e sotme dhe për këtë arsye tekniku Primoz Gliha ka vendosur të hedhë të njëjtin formacion në fushë, si përballja e 9 shtatorit.
Ndryshimi i vetëm vjen në repartin e mesfushë, aty ku në vend të Fazlijit është pozicionuar “fantazisti” i Lille, Edon Zhegrova, me këtë të fundit që ka bërë mjaft mirë në sezonin e tij të fundit, te francezët. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: