Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan/ Llatja: Vijon kërkimi për personin e zhdukur, të gjitha familjet janë evakuuar

schedule07:48 - 5 Nëntor, 2026

schedule 07:48 - 5 Nëntor, 2026

Numri i jetëve të humbura nga një shpërthim i fuqishëm në Elbasan mund të shkojë në dy, pasi ekipet e kërkim shpëtimit në terren dyshojnë për një 69 vjeçar nën rrënoja.

Fatkeqësisht nga shpërthimi në pallatin 5 katësh në lagjen Çlirimi të elbasanit, humbi jetën një grua e moshuar, ndërsa 10 persona u asfiksuan nga tymi.

Kryebashkiaku Gledian Llatja tha se kërkimet për personin që rezulton i zhdukur vijojnë ende nga strukturat e specializuara. Llatja deklaroi se të gjitha familjet janë evakuuar.



“Gjatë gjithës ditës së sotme, strukturat e emergjencës së Bashkisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, kanë qenë në terren në menaxhim të situatës. Ka qenë situatë e rëndë, ka pasur shembje të strukturës, të katit të katërt dhe katit të tretë. Situata është mbajtur në kontroll, zjarri është fikur. Po vazhdojnë kërkimet nga strukturat e specializuara, janë 16 punonjës në terren. Strukturat e bashkisë janë këtu për të menaxhuar situatën. Familjet janë evakuuar. Pjesa më e madhe e tyre janë strehuar tek të afërmit dhe një pjesë e tyre janë strehuar në konviktet e studentëve në Elbasan. Siaps vlerësimeve të para të inxhinierëve tonë, pallati është i pabanueshëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!