Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për siç shprehet ai për dështimet në çdo fushë.
Ish-kryeministri Hoti theksoi se Qeveria aktuale i ka mësyrë shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve.
Hoti në një postim në Facebook ka përmenduar tri kategori të shpenzimeve përmes subvencioneve.
“Pas dështimeve në çdo fushë, ia kanë mësyrë shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve. Subvencionim i pajisjeve shtëpiake! Subvencionim i energjisë elektrike! Subvencionim i librave për nxënës! Mos u çuditni kur të subvencionohen policët për uniformë dhe këpucë, apo pacientët për barnat nga lista esenciale, pasi po dështojnë tenderët në vazhdimësi për arsyet që vetëm ata i dinë’, ka shkruar Hoti.
Sipas tij, kjo lloj politike buxhetore shpërfaq varfërinë në dije të këtyre që po qeverisin.
“As praktikantë nuk mund tu thuash më, sepse praktika zgjatë gjashtë muaj deri në një vit”, ka thënë Hoti.