Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç: Lajçakut i kam shpjeguar çështjen e sigurisë së serbëve në Kosovë, do ta përsëris sërish të enjten

schedule12:09 - 12 Shtator, 2023

schedule 12:09 - 12 Shtator, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të martë në një deklaratë për mediat është shprehur se problemin e sigurisë së qytetarëve të kombësisë serbe në Kosovë ia ka shpjegues edhe të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Ndërkaq ai është përgjigjkur edhe pyetjes në lidhje me rrahjen e 21-vjeçares Strahinje Petroviç nga Graçanica, nëse do të tregojë problemin e sigurisë së serbëve në Kosovë, ku është shprehur se këtë e ka në fokus në takimin e të enjtes në kuadër të dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Gjithçka që mund të them është se unë kam folur tashmë me Miroslav Lajcak dhe e kam vënë në dukje atë problem. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë dhe të enjten do ta vë në dukje,” tha Vuçiç gjatë një vizite në fillimin e punimeve ndërtimore në fabrika e kompanisë austriake Palfinger në Nish.

Ndërkaq kujtojmë se tre shqiptarë të Kosovës akoma të paidentifikuar rrahën Strahinja Petroviçin nga Graçanica, rrugës për në fshatin Dobrotin, jo larg Lipjanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!