Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jo në emrin tim”/ Diaspora sot në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

schedule08:37 - 19 Shtator, 2026

schedule 08:37 - 19 Shtator, 2026

Një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është paralajmëruar të zhvillohet të shtunën në Gjermani, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Tubimi është organizuar nga të rinj shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe pritet të mbahet në Köln HBF.

Organizatorët e kanë shoqëruar thirrjen për protestë me mesazhin “Jo në emrin tim!”, ndërsa u kanë bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, veçanërisht të rinjve, t’i bashkohen tubimit.

Gjithashtu protesta pritet të mbahen në Vjenë,  Cyrih e Kanada. Ndërsa në Munih u mbajtën të premten protesta.

Tubimi synon të shprehë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së pas vendimit të dhënë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!