Ashtu siç pritej, “djajtë e kuq” të Belgjikës kanë arritur të sigurojnë fitoren e radhës në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa mesditen e kësaj të shtune kanë mundur Azerbajxhanin në transfertë, me rezultatin minimal 0 me 1.
Goli i vetëm në “Dalga Arena” të Bakusë erdhi nga “fantazisti” Yannick Carrasco, në minutën e 38’ të sfidës, ku pas një goditjeje potente nga jashtë zone të talentit, Johan Bakayoko, topi devijohet në këmbët e Carrasco, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.
Me këtë fitore, Belgjika ngjitet në vendin e parë të Grupit F, me 10 pikë, po aq sa Austria e vendit të 2-të, por me një golavarazh më të mirë dhe në përballjen e radhës së 12 shtatorit do të ndeshet me përfaqësuesen e Estonisë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: