Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basketboll/ Gjermanët hyjnë në histori, “pancerat” kapin finalet e Botërorit

schedule16:04 - 9 Shtator, 2023

schedule 16:04 - 9 Shtator, 2023

Prej 25 gushtit, në Japoni, Indonezi e Filipine ka nisur Kampionati Botëror i Basketbollit, ku padyshim spektakli nuk ka munguar dhe tashme kompeticioni ka shkuar në fazën e fundit, teksa këtë të shtunë është mësuar dhe çifti i finalistëve, finale e cila do të jetë e gjitha evropiane, mes Gjermanisë dhe Serbisë.

Dy përfaqësueset europiane bënë surprizën në gjysmëfinale, ku eleminuan Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në gjysmëfinalen e parë, Serbia mundi Kanadanë me rezultatin 95-86, me Bogdanovic që me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë i Serbisë, po aq sa Barrett i kanadezëve.

Në gjysmë-finalen tjetër,  “pancerat” gjermanë bënë një ndeshje fantastike, duke triumfuar ndaj SHBA-ve me rezultatin 113-111. Pas një pjesë të parë të ekuilibruar, të mbyllur me vetëm 1 pikë avantazh për amerikanët, gjermanët shpërthyen me rikthimin në parket, për ta fituar me 11 pikë periodën e tretë. SHBA-ja tentoi deri në fund përmbysjen, por nuk arriti që t’ia dilte, dhe tashmë duhet të masë forcat për medaljen e bronzit me Kanadanë. Obst me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, duke udhëhequr Gjermaninë drejt kualifikimit.

Ndërkaq, të dielën në orën 14:40 Serbia dhe Gjermania do të matin forcat në finale për trofeun, ku për Gjermaninë kjo është finalja e parë në histori, ndërsa Serbia numëron 5 tituj kampionë botë të fituara si ish-Jugosllavia. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!