Ka nisur në mënyrën më të mirë aventura e Shqipërisë U 21 në eliminatoret e Euro 2025. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi mundi në transfertë 2-1 Armeninë, me “kuqezinjtë” që vulosën fitoren që në pjesën e parë.
Shpendi shënoi golin e epërsisë në minutën e 28-të. Vetëm nëntë minuta më pas ishte Rexhepi që dyfishoi shifrat në favor të skuadrës shqiptare. Pas pushimit, armenët vetëm sa zbutën humbjen, por nuk prishën festën e Shqipërisë U 21, që niset me fitore në Grupin E të eliminatoreve të Euro 2025.
Ndërkaq, kujtojmë se në përballjen e radhës, “legjionarët” e vegjël të drejtuar nga tekniku, Alban Bushi, do të përballen me përfaqësuesen e Rumanisë, me ndeshjen që është planifikuar të luhet paditen e 12 shtatorit, në stadiumin “Elbasan Arena”. /i.m /abcnews.al