Një brazilian për sulmin e Juves, sërish rivalitet me Barcelonën

schedule12:34 - 2 Tetor, 2019

schedule 12:34 - 2 Tetor, 2019

Fabio Paratici vazhdon të ndjekë lojtarët që ju përfundon kontrata në fund të këtij sezoni. Kërkesa e parë e Sarrit është një mbrojtës i djathtë dhe opsionet janë dy: Meunier i PSG dhe Alderweireld i Tottenham.

Të dy dalin lojtarë të lirë në verë dhe i përzgjedhuri mes të dyve në janar mund të blihet me një kosto shumë të ulët. Por jo vetëm dyshja belge. Juventusi pëlqen dhe po monitoron edhe situatën e Willian.

Kontrata e brazilianit me Chelsea përfundon në verë dhe Sarri e pëlqen 31-vjeçarin. Problem i madh mbetet konkurrenca për shërbimet e tij. El Mundo Deportivo raporton se në garë për lojtarin ofensiv është edhe Barcelona, që e kërkoi me insistim edhe verën e kaluar.

Është akoma herët, por drejtuesit e Juves dhe Barçës po tentojnë të bindin Willian me propozimet dhe ofertat e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!